Kaloni te përmbajtja kryesore

Vala e të nxehtit, nga sot do të ketë kufizim të orarit të punës për këto tri kategori

Nga sot e deri më 20 korrik me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë do të lirohen nga puna gratë shtatzëna, qytetarët me sëmundje kronike do punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë, si dhe do të ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00.

Ky vendim i MSH-së është marrë në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave në ditët në vijim.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht 2024, do të ndërmerren masa të tjera.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button