Kaloni te përmbajtja kryesore

Rohde kujton viktimat e gjenocidit në Srebrenicë: Kujtimi i tyre është një kujtesë për ne

Viktimat e gjenocidit që ndodhi 29-vjet më parë në Srebrenicë të Bosnje Hercegovinës, i ka përkujtuar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Rohde tha se kujtimi i tyre është një kujtesë për ne.

“Mijëra persona u vranë thjesht sepse ishin myslimanë boshnjakë. Shumë plagë janë ende të hapura, Bosnja dhe Hercegovina vazhdon të kërkojë pajtim. Kujtimi i tyre është një kujtesë për ne”, ka shkruar Rohde në platformën X.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button