Heqja e vizave e rrit numrin e fluturimeve dhe pasagjerëve në Aeroportin e Prishtinës

Operatori i aeroportit, Limak Kosovo International Airport (LKIA) ka njoftuar se numri i pasagjerëve që kanë kaluar përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës në Kosovë është rritur në 1,839,112 në gjysmën e parë të vitit 2024, nga 1,526,786 në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas njoftimit, numri i fluturimeve në aeroport arriti në 11,948 në periudhën janar-qershor, ka një rritje prej 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi Aeroporti.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?