Kaloni te përmbajtja kryesore

Humb jetën një punëtor që u lëndua në vendin e punës, arrestohet pronari i kompanisë

Një punëtor ka vdekur të mërkurën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) si pasojë e lëndimeve që mori në vendin e punës në Lipjan. Sipas policisë, janë arrestuar dy të dyshuar, pronari i kompanisë ku punonte tashmë i ndjeri dhe pronari i tokës.

“Lipjan  03.07.2024 – 15:47. Një mashkull kosovar ka ndërruar jetë në QKUK derisa po trajtohej si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi ishte rrëzuar nga një objekt ku po punonte. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe inspektori i punës. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë (pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës) janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Po ashtu në raport potencohet se rasti është në hetime.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button