Rama tregon amanetin e fundit të Kadaresë: Në banesën e fundit do e përcjellin vetëm familjarët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tregoi në ceremoninë shtetërore të lamtumirës për shkrimtarin e madh, Ismail Kadares, se bashkëshortja e tij, Helena Kadare, gjithashtu shkrimtare, i kërkoi që veç ai të mbante fjalim përpara se më i dashuri i saj të përcillej për në varrezat e Tufinës në Tiranë.
Rama tha se kështu, Helena i qëndroi besnike bashkëshortit të saj.
“Ne i kemi vetëm, një detyrim t’ia respektojmë ikjen duke i dhënë në kohën e vendin e duhur një banesë të fundit ku të mos ndjehet i kërkuar as nga fqinjësia që e kishte lemeri e as nga nderimet e tubimet që i kishte llahtari. Sa për sot është kërkesë legjitime e Helenës që vendosja e përkohshme e trupit të tij në Tufinë të bëhet vetëm me pjesëmarrjen e familjarëve. Ju kërkoj mbylljen e homazheve”, tha ai.
Paraprakisht, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit u mbajtën homazhe publike në nderim të Kadaresë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?