Kaloni te përmbajtja kryesore

“Vepra letrare e Kadaresë ka luajtur rol emancipues për Kosovën”

Vepra letrare e shkrimtarit Ismail Kadare ka luajtur rol emancipues për Kosovën dhe kosovarët.

Kështu tha kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, në mbledhjen komemorative për shkrimtarin Ismail Kadare.

Kraja u shpreh se Kadare ka bërë më shumë se institucionet.

“Zëri i Kaderesë në mbështetje të Kosovës ka qenë frymëzim për shumë gjenerata  intelektualësh, për një masë të gjerë të njerëzve në Kosovë. Në këtë pikë Kadare ka bërë më shumë se të gjitha institucionet. Zëri i tij, pavarësisht nëse vinte ka diskursi publik, ka qenë zë frymëzues. Bashkësisë ndërkombëtare i ka folur me gjuhë të qartë. Shqetësimet e Kadaresë kanë pasur jehonë të madhe në opinionin kosovar. Vepra letrare e Kadaresë ka luajtur rol emancipues për Kosovën dhe kosovarët”, tha Kraja.t

Nga sot të gjithë shoferët obligohen t’i ndërrojnë gomat e verës me ato të dimrit për automjete

Në akademinë përkujtimore të organizuar nga AShAK, akademik Sabri Hamiti tha se me përkthimin e veprave të Ismail Kadaresë, ai ka fituar statusin e shkrimtarit të madh.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button