Arrestohet edhe një i dyshuar për përfshirje në grabitjen e argjendarisë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar K.G si i dyshuar për përfshirje në grabitjen e argjendarisë në Suharekë, më 22 nëntor të vitit të kaluar.
I dyshuari sipas policisë, ka qenë në arrati që nga nëntori i vitit të kaluar.
“Policia e Kosovës sot më 1 korrik 2024 gjatë një operacioni të organizuar nga njësitet relevante të saj ka arrestuar në Prishtinë personin e dyshuar me iniciale (K.G.), i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin e Grabitjes së argjendarisë në Suharekë. I apostrofuari me iniciale (K.G.) ndodhej në arrati që nga muaji nëntor i vitit 2023 dhe tani më është arrestuar nga autoritetet policore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Të dyshuarit e tjerë që gjenden prapa grilave janë Bujar Basha, Leotrim Cakolli, Besart Istrefi, të dyshuar për veprën penale “Grabitje”, kurse Trim Baraku për “Armëmbajtje pa leje”.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?