ZRrE tregon se a po nënshkruhen kontratat nga qytetarët në veri për rrymë

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu, ka deklaruar se një pjesë e madhe e konsumatorëve në veri të vendit kanë filluar të nënshkruajnë kontratat për rrymën e shpenzuar me kompaninë “Elektroseverin”, megjithëse sipas tij, trendi nuk është me pritjet e këtij institucioni. Fejzulalhu thekson se një numër i madh i konsumatorëve ende janë duke rezistuar të mos nënshkruajnë kontrata, porse, shpreson se deri në fund të vitit të njëjtit të bëjnë nënshkrimin e kontratave.
Duke folur për tarifat e energjisë në veri, dhe nëse po paguajnë qytetarët në atë pjesë energjinë elektrike, ai tha se “Elektrosever” është duke kryer detyrimet në raport me KEDS-in apo duke paguar tarifat e vendosura nga ana e ZRrE-së.
Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, shton se 100 për qind e energjisë elektrike atje vazhdon të merret nga Serbia.
Kështu ka deklaruar, Fejzullahu pas mbledhjes së Bordit të ZRrE-së, në të cilën është miratuar kërkesa për Listën e Tarifave ALPEX sh.a për zonën e ofertimit të Republikës së Kosovës, si Operator i Emëruar i Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO) që ndërlidhen me Tregun Ndërditorë.
Për këtë, eksperti për tarifa dhe çështje rregullative, Muharrem Gashi ka adresuar dy kërkesa të ALPEX.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?