OSBE nesër publikon raportin se si është trajtuar nga gjykatat dhuna në familje

Misioni i OSBE-së në Kosovë, nesër do të publikojë raportin se si gjykatat i kanë trajtuar rastet e dhunës në familje, me fokus në respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut për gjykimin e drejtë.
“Raporti bazohet në analizën e 141 rasteve civile dhe penale të monitoruara nga Misioni në vitin 2023. Raporti ofron rekomandime praktike për të ndihmuar institucionet në adresimin e mangësive të identifikuara.”, njofton OSBE-ja.
Bëhet e ditur se në këtë ngjarje do të flasin Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, Ministrja e Drejtësisë dhe Koordinatorja nacionale për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore Albulena Haxhiu, Kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Rexhepi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj, Zëvendëskryesuesja e Këshillit Prokurorial të Kosovës Jehona Grantolli, pasuar nga seanca e pyetjeve dhe përgjigjeve./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?