Kaloni te përmbajtja kryesore

Zbulimi i altarit romak në Kalanë e Vuçakut, Kurti: Dëshmi e kontinuitetit të jetës dhe kulturës që nga parahistoria

Gërmimet arkeologjike kanë filluar në Kalanë e Vuçakut të Drenasit, dhe ekipi arkeologjik tashmë ka bërë zbulimin e tij të parë që është një altar romak që daton nga shekulli i tretë i erës sonë, një spolia e ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit 527–565 para erës sonë.

Lidhur me këtë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar këtë zbulim si një dëshmi të rëndësishme të historisë dhe kulturës së vazhdueshme të Kosovës.

“Gërmimet sapo kanë filluar në Kalanë e Vuçakut të Drenasit, dhe ekipi arkeologjik tashmë ka bërë zbulimin e tij të parë të rëndësishëm, në muret rrethuese të kalasë: një altar romak që daton nga shekulli i tretë të e.s., një spolia e ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit (527–565 e.s.). Altari ka një rëndësi të veçantë si dëshmi e jetës dhe kulturës së vazhdueshme nga parahistoria dhe antikiteti deri në mesjetë”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button