Kaloni te përmbajtja kryesore

Kushtetuesja rrëzon shtatë nene të Ligjit për këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil

Gjykata ka gjetur se nenet 2,7 dhe 8 ë Ligjit për këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës

Po ashtu gjykata ka gjetur se nenet 6, 9, 10 dhe 11 s’janë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Sipas vendimit, Kushtetuesja ka konstatuar se nenet 2, 7 dhe 8 të këtij Ligji nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenit 32 [E Drejta për Mjete Juridike] “në ndërlidhje me paragrafin 2 të nenit 101 [Shërbimi Civil] të Kushtetutës]”.
Neni 6 i Ligjit të kontestuar, sipas Kushtetueses, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 101 [Shërbimi Civil].

“Nenet 9, 10 dhe 11 nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 31 [E Drejta në Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës”, thuhet në njoftim.

Gjykata Kushtetuese ia ka dërguar presidentes Vjosa Osmani ligjin për dekretim “sipas modaliteteve të përcaktuara në aktgjykimin e Gjykatës dhe pa nenet 2, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11 të Ligjit të kontestuar”.

Ky ligj ishte miratuar në Kuvend gjatë vitit 2023.

Të mërkurën, Kushtetuesja s’gjeti shkelje as në Ligjin për pagën minimale, megjithatë ka rrëzuar Ligjin për Byronë e konfiskimit të pasurisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button