Euro 2024, Varga jashtë rrezikut për jetën

Barnabas Varga nuk është në rrezik për jetën. Këtë e ka konfirmuar trajneri hungarez Marco Rossi pas ndeshjes ndaj Skocisë, në të cilën ka lindur një shqetësim i madh për lojtarin që u përplas aksidentalisht me portierin kundërshtar Gunn.
Sipas mjekëve, sulmuesi ka thyerje të mollëzës të cilët e kanë mbajtur gjatë gjithë natës në spital, teksa gjendja e tij është e stabilizuar. Hungarezi do t’i nënshtrohet operacionit pasi ka pësuar fraktura të shumta në kokë dhe zhvendosje të disa kockave të kafkës.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?