Kaloni te përmbajtja kryesore

Një person gjendet i vdekur nga fqinja e tij në Lipjan

Një person është gjetur pa shenja jete të dielën në Lipjan.

Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar të hënën se viktima është gjetur në shtëpinë e tij nga fqinja, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë relevante, ndërsa rasti është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button