Aksident mes disa automjeteve në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, humbi jetën një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot rreth orës 16:40 në dalje të Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq.
Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës në policinë Rajonale të Mitrovicës.
“Në aksident janë përfshirë tri automjete një veturë , një kamionetë dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën motoçiklisti. Ndërsa lëndime ka pësuar edhe një person tjetër i cili po trajtohet ne Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, tha Zahiti.
Ai tutje shtoi se njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?