Kaloni te përmbajtja kryesore

Shaqiri lojtari i vetëm që shënon në gjashtë turne të mëdhenj ndërkombëtarë

Futbollisti, Xherdan Shaqiri me golin e tij mbrëmë që e shënoi kundër Skocisë ka hyrë në histori të futbollit, kjo pasi që Shaqiri shënon në gjashtë turnet më të mëdhenj ndërkombëtarë.

Shaqiri me Zvicrën shënoi në Kupën e Botës në vitin 2014 dhe në Kampionatin Evropian në vitin 2016.

Një gol nga Shaqiri nuk mungoi as në Kupën e Botës në vitin 2018, më pas në Kampionatin Evropian 2020, për ta bërë të njëjtën gjë në Kupën e Botës në vitin 2022 dhe mbrëmë në Kampionatin Evropian 2024

Deri më tani në kampionate Botërore dhe Evropiane, Shaqiri ka shënuar gjithsej 10 gola.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button