Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, ende nuk dihet identiteti

Një person është gjetur pa shenja jete në Livoq të Epërm të Gjilanit.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 12:45.
Policia njofton se ende nuk dihet identiteti i viktimës, mirëpo trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
“VDEKJE E DYSHUAR- Livoq i Epërm, Gjilan / 15.06.2024 – 12:45. Njësitet policore pas pranimit të informatës, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur një trup të gjinisë mashkullore, pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa (ende) nuk dihet identiteti i viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet nw raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?