Bislimi: Kam informacione se është rekomanduar heqja e masave

(Lajm i përditësuar)
Bislimi: Kam informacione se është rekomanduar heqja e masave
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në Komisionin për Integrime Evropiane ka deklaruar se ka informacione se është rekomanduar heqja e masave sanksionuese ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian.
“Raporti është dashur që të dorëzohet pardje, por një pjesë e Komisionit ka kërkuar pak shtyrje. Besojmë se do të dorëzohet javën tjetër. Informacionet që kam është se përmbajtja e raportit është pozitive dhe rekomandon heqjen e masave”, është shprehur Bislimi.
Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane
Zëvendëskryeministëri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Komisioni për Integrime Evropiane, Besnik Bislimi do të raportojë sot para deputetëve të Komisionit për Integrim Evropian.
Raportimi i Bislimit fillon në orën 09:00. Në këtë mbledhje do të shqyrtohet Programi Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?