AGK-ja ndau mirënjohje për ata që kanë kontribuar në media përgjatë viteve 98-99

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka mbledhur kolegët gazetarë, gazetare, kameramanë e fotoreporterë, në ceremoninë e nderimit të punës dhe kontributit të kolegëve në kohët e vështira para çlirimit të Kosovës.
Në mesin e shumë kolegëve të asaj kohe me mirënjohje u nderua edhe drejtoresha e RTV21 Afërdita Saraçini – Kelmendi.
Me mirënjohje u nderuan edhe Besa Çeku – Buqinca, Sylejman Kllokollqi nga Associates Press, gazetari ikonik, Nuhi Bytyçi si dhe Visar Kryeziu, po ashtu nga Associated Press.
Mirënjohje u ndanë edhe për emra tjerë të njohur të mediave që përgjatë viteve 98-99 dhanë kontributin e tyre.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?