Kaloni te përmbajtja kryesore

Paralajmërime për boma, evakuohen tri shkolla në Sarajevë

Tri shkolla të mesme në Sarajevë janë evakuuar mëngjesin e kësaj të hëne, pas raportimeve për bomba, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme të Sarajevës.

E-mailet e tri shkollave të mesme të Sarajevës kanë marrë njoftime për bomba të vendosura, gjë që ka bërë të nevojshme evakuimin, konfirmon policia.

Njoftimet kanë ardhur nga shkollat ​​mekanike-teknike, ndërtimore-gjeodezike dhe e mesmja tregtare në Sarajevë.

Pas evakuimit, ekipet policore po kryejnë kontrolle në të gjitha shkollat, dhe janë në gatishmëri njofton policia Sarajevës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button