Në Budenstag flitet për arritjet e Bundeswehrit në Kosovë

Pjesëmarrja e Bundeswehrit gjerman, në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë vazhdohet edhe për një vit.
Siemtje Möller, Sekretarja e shtetit gjerman për Mbrojtjen e vlerësoi lartë vendimin duke e konsideruar arritje të forcave gjermane në stabilitetin e Kosovës.
”Për shkak të mbështetjes sonë të gjatë dhe të vazhdueshme, jo vetëm ushtarake, por edhe humanitare dhe politike për Republikën e Kosovës, Gjermania konsiderohet një partner i besueshëm – edhe në mesin e popullatës”, theksoi ajo në një fjalim në Bundestag.
Sipas saj, Gjermania e ka dëshmuar besueshmërinë e saj ndaj Kosovës dhe në aleancë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?