Kaloni te përmbajtja kryesore

Jep dorëheqje gjyqtari i Gjykatës Speciale Nicolas Guillou

(Lajm i përditësuar)

Marjorie Masselot emërohet në vend të gjyqtarit Nicolas Guillou pas dorëheqjes së tij nga Specialja

Pas dorëheqjes së gjyqtarit Nicolas Guillou, gjykatësja Marjorie Masselot është emëruar në regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.

Sipas njoftimit të DhSK-së, gjyqtarja të enjten ka bërë edhe betimin solemn.

“Më 6 qershor 2024, Autoriteti Emërues, gjeneralmajor Xhovani Pietro Barbano (Giovanni Pietro Barbano) emëroi gjykatësen Marjorie Masselot (Francë) në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë (Regjistri) në përputhje me nenin 28(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Më të njëjtën ditë, gjykatësja Masselot bëri betimin solemn”, thuhet në njoftim.


Jep dorëheqje gjyqtari i Gjykatës Speciale Nicolas Guillou

Gjyqtari i Dhomave të Specializuara, Nicolas Guillou ka dorëzuar sot dorëheqjen e tij tek kryetarja e Gjykatës Ekaterina Trendafilova.

Gjykata Speciale përmes një njoftimi për media ka njoftuar se Guillou ka marrë një pozitë të re në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

“Më 6 qershor 2024, gjyqtari Nicolas Guillou i dorëzoi Presidentes Ekaterina Trendafilova dorëheqjen e tij si gjyqtar në listën e gjyqtarëve ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHK). Dorëheqja e gjyqtarit Guillou vjen pas zgjedhjes së tij si gjyqtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe marrjes së detyrave të tij atje. Presidentja Trendafilova e përgëzoi gjyqtarin Guillou për zgjedhjen e tij dhe shprehu vlerësimin e saj të sinqertë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në mandatin e KSK-së përmes, ndër të tjera, punës së tij si Gjyqtar Paragjyqësor dhe Gjyqtar i vetëm”, thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button