Abdixhiku nga Zvicra: Ju kanë mashtruar dhe tash janë bërë bashkë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot është takuar me bashkëpunëtorët anëtarë të LDK-së në Gjenevë të Zvicrës.
Nga atje, i pari i LDK-së, i ka bërë thirrje mërgatës që kontributi i tyre është i domodsoshëm “për shpëtimin kombëtar”.
Abxihiku tha se “të majtit janë bërë bashkë, në origjinë, aty ku kanë lindur të gjithë, të djathtit duhet të ringriten si një, tek shtëpia e madhe e demokracisë”.
“Ju kanë mashtruar, dhe për më tepër i keni tash bashkë në një vend! Kthejuani këtë mashtrim me përbashkim në shtëpinë e vetme të demokracisë! Lidhjen Demokratikë te Kosovës, shtëpinë e patriotëve të djathtë të Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku në videon e postuar nga tubimi në Gjenevë.
Tri degë të LDK-së në Zvicër kanë festuar 34-vjetorin e themelimit.
Abdxhiku tha se bashkimi i së djathtës në Kosovë po ndodhë dhe se është radha e mërgatës që ta bëjnë këtë bashkim.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?