Osmani thotë se Belizeja ka qenë “mbështetëse e pareshtur e Kosovës”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me Johnny Briceño, kryeministrin e Belizesë, shtetit në Amerikën Qendrore.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tregoi se me të ka folur për thellimin e bashkëpunimin ndërshtetëror. Për këtë shtet, presidentja tha se “ka qenë gjithnjë mbështetëse e pareshtur e Kosovës”.
“Belizeja ka qenë gjithnjë mbështetëse e pareshtur e Kosovës, prandaj rikonfirmova përkushtimin e Republikës sonë për t’i forcuar tutje raportet tona ndërshtetërore,“, ka shkruar Osmani.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?