ZPS: Dëshmitari i 69-të dhe vëllai i tij u arrestuan dhe keqtrajtuan nga persona që mbanin në krahë shirita të UÇK-së

(Lajm i përditësuar)
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitarit të 69-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili është me masa mbrojtëse dhe ka kodin W01336 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Pyetjet për dëshmitarin i ka filluar ZPS-ja e përfaqësuar nga prokurori Cezari Mihalçuk i cili tha se dëshmitar së bashku me vëllain e tij është arrestuar në një vend pranë Prishtinës nga persona të cilët kanë mbajtur fasha krahu të UÇK-së të cilët më pas i keqtrajtuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Dëshmitari 01336 bashkë me të vëllain u arrestuan më 14 qershor 1999 në një vend pranë Prishtinës nga një grup personave të armatosur që mbanin disa fasha krahu të UÇK-së. Të dy këta burra i lidhen, ua lidhën sytë, i rrahën dhe i quan në një shtëpi aty pran ku i keqtrajtuan. Më pas, i quan në një shtëpi tjetër që nuk ishte shumë larg nga vendi i mëparshëm dhe i vendosen në bodrumin e asaj shtëpie. Shkurtimisht, më pas atje quan një viktimë të tretë. Të tre burrat i morën në pyetje dhe i rrahën”, tha prokurori gjatë leximit të përmbledhjes.
Më pas, prokurori tha se dëshmitari së bashku me dy të ndaluarit e tjerë kishte arritur të arratiset dhe kishin kërkuar ndihmë nga KFOR-i.
“Më 15 qershor 1999, pasi i kishin rrahur për shumë orë, dëshmitari me numër 01336 bashkë me dy të ndaluarit e tjerë arritën të arratiseshin dhe kërkuan ndihmë nga KFOR-i”, tha prokurori duke kaluar më pas për pyetjet e tjera në sesion privat për publikun.
Përpara kësaj, prokurori kërkoi që të gjitha deklaratat e dëshmitarit të dhëna pranë autoriteteve të drejtësisë së bashku me materialet përcjellëse të pranohen si prova materiale, gjë e cila është aprovuar nga kryetari i trupit gjykues.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së, sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara pritet të vazhdoj edhe sot me paraqitjen e dëshmitarit të radhës.
Gjatë seancës së djeshme, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III ka marrë disa vendime lidhur me dëshmitarët dhe provat që synon që të nxjerrë Zyra e Prokurorit të Specializuar në rastin ndaj Hashim Thacit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?