Drejtoresha e Korpusit për Paqe të SHBA-së vjen në Kosovë

Drejtoresha e Korpusit për Paqe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Carol Spahn, do të qëndrojë sot në Kosovë.
Spahn do të pritet sot në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Takimi do të fillojë në ora 15:00, bën të ditur Presidenca në një njoftim të lëshuar sot. Pas takimit, do të ketë edhe deklarime për media.
Dje, Spahn qëndroi në Shqipëri, ku u takua me presidentin Bajram Begaj.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?