Kaloni te përmbajtja kryesore

Zjarr në Spitalin e Pejës, digjet dhoma ku ishin pajisjet e Teknologjisë Informative

Kati i IV-të i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 4:00 të mëngjesit.

Sipas njoftimit të Spitalit nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale.

“Me intervenimin e shpejtë është ndalur përhapja e zjarrit, por një dhomë ku kanë qenë pajisjet e Teknologjisë Informative është djegur dhe tani jemi në proces të konstatimit të dëmit material.

Sa i përket data bazës dhe të dhënave tjera të gjitha janë të ruajtura ngase janë të lidhura me sisteme tjera informative dhe asnjë e dhënë apo data bazë nuk është humbur.”, thuhet në njoftim.

Derisa bëhet e ditur se puna në spital është duke vazhduar normalisht.

“Shërbimet ndaj pacientëve kanë vazhduar dhe po vazhdojnë të jepen si gjithnjë dhe puna po vazhdon normalisht, ndërsa ekipet e shërbimeve teknike janë duke u marrë me pastrimin dhe riparimet e nevojshme në dhomën e djegur dhe ambientet tjera të katit të IV të bllokut Kirurgjik.”, përfundon njoftimi./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button