Kaloni te përmbajtja kryesore

Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë -Ferizaj

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në rrugën Prishtinë -Ferizaj.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se në aksident ishin të përfshira dy automjete.

”Sot rreth orës 13:20, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button