Kurti: Nderojmë gjithashtu rolin e domosdoshëm të ushtrisë amerikane në ndalimin e gjenocidit në vitin 1999

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shënuar “Dita e Përkujtimeve”. Qëllimi kryesor i kësaj feste është të nderojë dhe të kujtojë ushtarakët amerikanë që kanë humbur jetën në shërbim të vendit të tyre.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lidhur me këtë ditë ka thënë se nderojnë rolin e domosdoshëm të ushtrisë amerikane në ndalimin e gjenocidit në vitin 1999.
“Në këtë Ditë Përkujtimore, ne bashkohemi me SHBA-në në kujtimin e ushtarëve amerikanë që dhanë jetën e tyre në mbrojtje të lirisë, barazisë dhe demokracisë. Ne nderojmë gjithashtu rolin e domosdoshëm të ushtrisë amerikane në ndalimin e gjenocidit në vitin 1999 – dhe rolin e saj të vazhdueshëm si garantues i paqes në rajonin tonë”, ka shkruar Kurti në platformën X.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?