Tahiri: S’do të ketë ikje nga ballafaqimi i së vërtetës për dështimet e kësaj Qeverie

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti duke u dorëzuar, ka krijuar një pozicion për të negociuar kushtet e dorëzimit me opozitën.
Tahiri përmes një postimi ka thënë se nuk do të ketë ikje nga ballafaqimi i së vërtetës për dështimet e kësaj Qeverie.
“S’do të ketë ikje nga ballafaqimi i së vërtetës për dështimet e kësaj Qeverie. Kërkesën të cilën e kemi adresuar para dy muajsh, nuk pat deputetë për ta diskutuar dhe ballafaquar me një Qeveri e cila është kampione e dështimeve të vendit”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?