Kaloni te përmbajtja kryesore

​Kosova pranohet në ECLM

Asambleja e Përgjithshme e Këshillit Evropian për Mjekësi Ligjore (ECLM) sot në Athinë ka pranuar Kosovën në radhët e kësaj organizate ndërkombëtare.

Delegatët e ECLM konstatuan se Kosova plotëson të gjitha kushtet duke votuar në mënyrë unanime për pranimin e saj brenda familjes së madhe evropiane mjeko- ligjore.

“Ky paraqet një sukses të madh për Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane përmes harmonizimit të rregullave dhe procedurave mjeko ligjore me standardet evropiane”, ka shkruar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu në Facebook.

ECLM është organ zyrtar që bashkon shtetet evropiane në trajtimin e të gjitha parimeve shkencore, edukative dhe profesionale në Evropë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button