Kaloni te përmbajtja kryesore

Detaje nga plagosja në Pejë, tre të plagosurit janë familjarë mes vete

(Lajm i përditësuar)

Detaje nga plagosja në Pejë, tre të plagosurit janë familjarë mes vete

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se personat që u plagosën sonte në Pejë janë familjarë të afërt mes vete. Personi i dyshuar për këtë ngjarje “ndodhet në kërkim intensiv”.

Raportohet se të plagosurit pas ndihmës mjekësore që kanë marrë në Spitalin e Pejës, janë nisur për QKUK –Prishtinë.

 


​Tre të plagosur në Pejë

Tre persona janë plagosur në rrethana ende të pasqaruara mirë në Pejë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi, ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Bekim Berisha”.

“Rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit dhe janë dërguar në Emergjencën e Spitalit në Pejë për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore për hetimin e rastit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button