Muhaxhiri: Vjosa Osmani faktori i parë që VV-ja nuk do fitojë 50% të votave

(Lajm i përditësuar)
Muhaxhiri: Vjosa Osmani faktori i parë që VV-ja nuk do fitojë 50% të votave
Artan Muhaxhiri në ”Click” të RTV21 tha se në asnjë skenar politikë nuk e sheh se LVV-ja do i fitojë 50% të votave në zgjedhjet e ardhshme.
”Nuk besoj që do i fitojë 50% sërish për disa arsye, faktori i parë është Vjosa Osmani në zgjedhjet e kaluara ajo ka fituar 300 mijë vota, një pjesë e konsiderueshme e votave kanë qenë vota të saj. Kanë qenë vota të cilat njerëzit për herë të parë e kanë votuar VV-në”, tha ndër tjera Muhaxhiri.
Muhaxhiri: Kurti mund të largohet vetëm me dy skenarë
Artan Muhaxhiri në ”Click” të RTV21 ka përmendur dy skenaret që sipas tij, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mund të largohet.
”Kurti mund të largohet vetëm me dy skenar, seknari i pari presioni i padurueshm ndërkombëtarë që po ashpërsohet shumë, skenari i dytë që ta ketë aj një siguri se çfarë mund të ndodh pas zgjedhjeve”, tha Fetoshi.
Fetoshi: Jo politike pretendimi i dy paritve opozitare që të presin një reflektim të Kurtit për dështimet e tij
Arben Fetoshi në ”Click” të RTV21 tha se pretendimi i dy partive opozitare për një reflektim të Albin Kurtit sa i përket dorëheqjes.
”Aspak politike nuk më duket pretendimi i dy paritve opozitare që të presin një reflektim të Albin Kurtit për dështimet e tij”, tha Fetoshi.
Lama: Kurti mund të fitojë prap vota me propagandë
Analistja politike, Alma Lama ë ”Click” të RTV21 deklaroi se Kryeministri Albin Kurti mund të qëndroj edhe për një kohë në pushtet falë propagandës.
”Ai mund të fitojë prap vota me propagandë, por jo për një kohë gjatë, njerëzit e shohin në shporten e tyre se çfarë po ndodh”, tha Lama.
Muhaxhiri: Opozita duhet ta sfidojë pozitën në Kosovë nuk po ndodh kjo
Artan Muhaxhiri në ”Click” të RTV21 ka thënë se opozita e ka vetëm një punë për ta sfiduar pozitën, por që sipas tij në Kosovë nuk ndodh kjo/
”Në Kosovë opozita është opozitë indirekte, pasive nuk është aktive”, tha Muhaxhiri.
Jakaj: Puna e Kuvendit, është përcjellë edhe nga gjuha raciste dhe homofobe
Naim Jakaj nga IKD-ja në ”Click” të RTV21 tha se puna e Kuvendit, është përcjellë edhe nga gjuhë joparlamentare, gjuha seksiste, raciste dhe gjuhë homofobe.
”Ka ndërmjetë deputetëve të opozitës fjali që përbëjnë gjuhë homofobe, gjuhë raciste dhe gjuhë tjera kërcënuese”, tha Jakaj.
Puna e Kuvendit gjatë viti 2023, Jakaj: Formati i tillë i Kuvendit nuk ka kuptim
Naim Jakaj nga IKD-ja në ”Click” të RTV21 duke u bazuar në raportin për punën e Kuvendit gjatë vitit 2023 tha se nuk ka kuptim qeverisja ”e këtij lloji”.
”Eshtë ligjeslatura që numërin më të madh të ligjeve që ka rrëzuar Gjykata Kushtetues. Nuk ka pasur edhe nuk ka kupim Qeverisja e këtij lloji ose edhe formati i tillë i Kuvendit nuk ka kuptim”, tha Jakaj.
Jakaj flet për vlerësimin e punës së Kuvendit: Kuvendi ka dështuar në disa aspekte
Naim Jakaj nga IKD-ja në ”Click” të RTV21 duke komentuar raportin për vitin 2023 rreth punës së Kuvendit të Kosovës ka thënë se puna që është bërë në Kuvend nuk ka dallim shumë të madh nga vitet e kaluara.
”Shumë çështje nuk kanë dalluar për vitin 2023, veç se janë shtuar. Kuvendi ka dështuar në disa aspekte kjo nuk i veshet vetëm pushteti politik, por edhe kryesisë që bëjnë pjesë edhe anëtarë nga opozita”, tha Jakaj.
Ai tutje ka shtuar se dështimet janë në raport me transparencën paralamentare.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?