Kaloni te përmbajtja kryesore

Bislimi: Dialogu po përballet me refuzimet e shpeshta të Serbisë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka ritheksuar Kosova mbetet palë konstruktive në dialog, por se procesi po has në vështirësi për shkak të Serbisë.

”Kosova mbetet palë konstruktive dhe e përkushtuar, por procesi po përballet me refuzimet e shpeshta të palës tjetër për avancim tutje në shumë çështje e posaçërisht shkeljet e njëpasnjëshme dhe mungesës së zbatimit të marrëveshjeve të arritura”, ka thënë Bislimi gjatë një takimi me përfaqësues nga Shoqata për Evropën Juglindore në Munih.

Kryeministria ka njoftuar përmes një komunikate se Bislimi gjatë këtij takimi foli edhe mbi situatën aktuale në vend, të arriturat në ekonomi, avancimin drejt integrimit evropian dhe luftën kundër krimit e korrupsionit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button