Blinken: ShBA kundërshton urdhërarrestet për zyrtarët e lartë izraelitë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Shtetet e Bashkuara “thelbësisht e kundërshton” njoftimin nga prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, se ai po aplikon urdhërarreste për zyrtarët e lartë izraelitë.
“Ne hedhim poshtë ekuivalencën e prokurorit të Izraelit me Hamasin. Është e turpshme. Hamasi është një organizatë brutale terroriste që kreu masakrën më të keqe të hebrenjve që nga Holokausti dhe ende mban peng dhjetëra njerëz të pafajshëm, përfshirë amerikanë”, tha Blinken në një deklaratë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?