Kaloni te përmbajtja kryesore

S’kishte të drejtë vozitjeje, policia gjobit 29-vjeçarin me 500 euro

Policia në Ferizaj ka ndaluar një 29-vjeçar në rrugën “Tirana” në Shtime, në të cilin kanë hasur se po drejtonte veturën e tij nën masën mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit”.

Ndaj tij, policia ka shqiptuar gjobë 500 euro, pesë pikë negative si dhe i është konfiskuar përkohësisht vetura.

Sipas Policisë, atij i është vazhduar masa mbrojtëse edhe për gjashtë muaj.

”Ndaj shoferit policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe u janë konfiskuar përkohësisht automjetet. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button