Kaloni te përmbajtja kryesore

​Dy familje rrihen mes vete, 7 të arrestuar në Prizren

Stacioni Policor Prizren ka pranuar informacion se në rrugën “Selajdin Berisha” në Prizren është një rast mosmarrëveshjeje në mes të dy familjeve.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personat me inicialet B.B. (52), B.B. (46) B.B. (24), A.B. (23), S.SH. (70), V.SH. (38) dhe J.SH. (33), të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, në prani të avokatëve mbrojtës janë intervistuar. Pas intervistimit, prokurori i shtetit ndaj të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal për veprat penale kanosje dhe sulm.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button