Kaloni te përmbajtja kryesore

​Kuka i uron ditëlindjen Majlindës: I tregove botës vlerat e femrës shqiptare

Mbretëresha e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi sot feston datëlindjen e saj. Xhudistja nga Peja gjatë karrierës së saj ka fituar medalje të shumta evropiane e botërore, duke thyer barriera të shumta, sidomos në shtete të mëdha botërore që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Me rastin e datëlindjes së saj, trajneri Driton Kuka duke e uruar, ka thënë se Majlinda ka treguar botës vlerat dhe forcën e femrës shqiptare.

“Majlinda …Urime Ditëlindja, Shumë krenar me veprën tande! Emblema e Shtetit tonë, I tregove Botës vlerat e forcën e femrës Shqiptare! Dhashtë Zoti 100 të lumtura ti gëzosh ashtu siç gëzove një Komb me sukseset tua”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button