Kika e pëson keq nga FFK pas sulmit ndaj referit në ndeshjen kundër Vushtrrisë

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar vendimet e Komisionit Disiplinor dhe Etikës për ndeshjen mes Kikës dhe Vushtrrisë që u luajt javën e kaluar, ku u sulmua referi kryesorë i takimit.
Dy lojtarë, përfaqësuesi e zyrtari i klubit dhe ndihmës trajneri i klubit Kika janë dënuar nga Komisioni Disiplinor dhe Etikës i FFK-së.
Lojtari i Kikës, Besfort Emini u pezullua pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës pas protestave të ashpra, shtyrjes, kapjes për fyti dhe grushtimit të referit kryesor të ndeshjes.
Lojtari i Kikës, Francisko Talison u pezullua pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës pasi që e gjuajti me mbrojtëse të këmbëve referin kryesor të ndeshjes Kika-Vushtrria.
Përfaqësuesi zyrtar i Kikës, Naim Biqkaj u pezullua pa të drejtë ushtrimit të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës pasi që nuk ishte i evidentuar në protokollin zyrtar para fillimit të ndeshjes dhe gjatë ndeshjes ka qëndruar gjatë gjithë kohës në bankë bashkë me lojtarët rezervë dhe shtabin teknik.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?