Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

(Lajm i përditësuar)

Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Komuna e Shtimes ka bërë të ditur se është gjetur fëmija që ishte shpallur i humbur orë më parë.

Përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në Facebook, kanë falënderuar të gjithë ata që u angazhuan për gjetjen e tij.

“Njoftojmë gjithë qytetarët se fëmija (Melos Rexhaj) që u lajmërua i humbur, u gjet shëndosh e mirë”, thuhet në njoftim.

 


Kërkohet ndihmë për gjetjen e një 12-vjeçari nga Shtimja

Melos Rexhaj, një 12-vjeçar nga fshati Petrovë në Komunën e Shtimes, është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij që nga ora 13:00 e ditës së sotme ( e hënë).

Sipas njoftimit, Melosi është nisur nga shtëpia duke udhëtuar me biçikletën e tij. Arbër Rexhaj, një fqinj i familjes Rexhaj, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve.

“Personi në fotografi është Melos Rexhaj nga fshati Petrovë, komuna e Shtimës fqinj i imi, 12 vjeçar. Sot prej ores 13:00 është i humbur kishte të veshur nje trenerk të kaltër dhe pantallona të zi ishte me bicikletë, nëse dikush e ka parë diku ose e sheh ju lutem le të lajmrojë në këtë numër telefoni 045870606 (Nëna e tij, Hanife Rexhaj) Faleminderit për mirëkuptim dhe mbështetjen!” shkruan Arbër në thirrjen e tij për ndihmë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button