Hoxhaj: Besnik Bislimi është negociator i dështuar

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pasi që zv.kryeministrin Besnik Bislimi në një medium ukrainas ka përmendur një luftë të mundshme.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se Bislimi me këtë lloj deklarate e ka shpallë veten negociator të dështuar.
“Shndrrimi i politikës së jashtme të Kosovës si një mekanizëm për të mos bërë asgjë, ka bërë që Kosova të paraqitet ndërkombëtarisht si një shtëpi kartoni, në të cilën çdo minut mund të shpërthejë lufta, duke treguar më shumë profilin personal të aventurierëve politikë që drejtojnë sot Kosovën, mungesën e dijes në komunikim ndërkombëtar dhe arrogancën si mënyrë për të fshehur dobësinë e tyre psikologjike!”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai tutje ka shtuar se ”Bislimi, është shembull tipik i politikanit gjithsesi të padijshëm që ngatërron kuptimin e qëndrimit politik me ndjeshmërinë e lidhjes me publikun”.
“I nisur nga dëshira për të treguar se po bënë diçka, i pavetëdijshëm për përgjegjësinë dhe i humbur në kohë e hapësirë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, është shembull tipik i politikanit gjithsesi të padijshëm që ngatërron kuptimin e qëndrimit politik me ndjeshmërinë e lidhjes me publikun, kur deklaroi në mediumin ukrainas se “duhet të jemi gati për luftë””.
Krejt në fund, Hoxhaj shkroi se kur negociatori dështon, ai flet për luftën.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?