Projekti i tunelit Prizren-Tetovë, Hoti: Kosova në pozitë të pafavorshme

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim për “Përgatitjen e projektit të tunelit në rrugën Prizren-Tetovë”, marrëveshje e cila ka ardhur në Kuvendin e Kosovës për ratifikim.
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se kjo marrëveshje sipas nenit 5 nuk i siguron Kosovës rol vendimmarrës, por vetëm monitorues, pavarësisht që mjetet i paguan buxheti i Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ngre pyetjen se a është kjo qasja “sovraniste që po e promovojnë këta mashtrues”?
“Marrëveshja si e tillë është e natyrshme, pasi dy vendet duhet të përshtatin parametrat teknik të tunelit. Palët e bashkëfinancojnë projektin e tunelit në proporcion me gjatësinë e tij në territorin përkatës. Deri këtu marrëveshja është e pranueshme. Por nenet 4 dhe 5 e vendosin palën kosovare në pozitë të pafavorshme dhe vetëm si palë mbikëqyrëse”, ka shkruar Hoti.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?