Ngjarjet e datës 29 prill

Linja e Jetës mban konferencë për media për lansimin e peticionit për projektligjin për parandalim të vetëvrasjes në Kosovë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 9:00)
Vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 – 16:30)
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban konferencë mbi ecurinë e punës gjatë javës së katërt në terren për regjistrimin e popullsisë. (ASK, Prishtinë, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Rahovecit. (Kuvendi Komunal Rahovec, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier do të administrojë betimin solemn të shërbimit për 10 Vullnetarë të Rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë, si dhe do të mbajë fjalë rasti. (Joni Ranch, Kamenicë, 11:00-13:00)
Për nder të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit më 3 maj, Ambasada e Holandës në Kosovë dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të hapin Ekspozitën për Lirinë e Medias. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar, ora 12:00)
Ambasadorët e Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës, si dhe i Ngarkuari me Punë i Luksemburgut në Prishtinë do të hapin “Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024”. (Zyrat e BE-së, rruga “UÇK” numër 90, Prishtinë, ora 16.00)
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?