Kaloni te përmbajtja kryesore

Protestat e banorëve, ndërpriten punimet në një segment të rrugës Kijevë-Dollc

Me vendim të Ministrisë së Infrastrukturës janë ndërprerë punimet në zgjërimin e rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Gjurgjevik i Madh-Kijevë.

Ministria ka bërë të ditur se punimet janë ndërprerë për një kohë të caktuar .

Ky vendim ka ardhur si pasojë e protestës disa orëshe të banorëve të asaj zonë që po kundërshtojnë devijimin e rrugës ekzistuese.

Protesta e nisur në orët e mëngjesit të sotëm nuk ishte e qetë. Protestuesit janë përplasur me Policinë e Kosovës, tre prej tyre janë arrestuar.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button