Deputetja turke: Jam me prejardhje nga Kosova

Deputetja e Turqisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Seda Gören Bölük ka rekomanduar votimin pro anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Gjatë fjalës së saj, Gören Bölük ka bërë të ditur se është me prejardhje nga Kosova.
“Besoj se Kosova ka ecur shumë që prej krijimit të saj kur bëhet fjalë për respektimin e të drejtave fundamentale, i mirëpres zotimet e Kosovës në nivel më të lartë, me këtë besim si parlamentare me prejardhje nga Kosova e mbështesë plotësisht me gjithë zemër raportin dhe rekomandimin për anëtarësimin e Kosovë në KiE”, ka thënë Seda Gören Bölük.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?