Kaloni te përmbajtja kryesore

Deputetja serbe – Bakoyannis: Nuk ke integritet dhe je hipokrite

Në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, Biljana Pantiq-Pilja, deputetja e Serbisë ka kundërshtuar raportimin që ka e bërë sot në seancë Dora Bakoyannis.

Pantiq-Pilja i është drejtuar Bakoyannis duke i thënë se kishte kërkuar si kusht Kosovës themelimi e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Ju keni thënë po ju citoj: ‘Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe konsiderohet një kusht i domosdoshëm për mbrojtjen efektive të pakicave kombëtare dhe të drejtave të tyre?’”.

Ndër tjera, Pantiq-Pilja ka shtuar se “Kam guximin që ju keni demonstruar se nuk keni integritet dhe jeni hipokrite. Një shtet i cili ka respektim të së drejtave të njeriut dhe pakicave mund të jetë anëtarë në KiE. Pse nuk folët për të drejtat e serbëve?”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button