Kaloni te përmbajtja kryesore

​Serie A e suspendon Amir Rrahmanin

Serie A ka publikuar sot vendimet e Gjyqtarit Sportiv në lidhje me ndeshjet e vlefshme të xhiros së 32-të të këtij sezoni.

Gjyqtari Sportiv i Serie A ka vendosur që ta suspendojë me një ndeshje mos lojë yllin dhe kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin.

Suspendimi vjen si pasojë e sjelljes jo korrekte të Rrahmanit ndaj një kundërshtari.

Po ashtu, suspendimit me një ndeshje nuk i shpëtuan as bashkëlojtari i Rrahmanit te Napoli, Mario Rui, Akpa Akpro i Monzas, Almqvist i Lecces, Coulibaly i Salernitanas, Ricci i Torinos dhe Thiaw i Milanit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button