Kaloni te përmbajtja kryesore

​Të shtëna në Gjakovë, policia në aksion për kapjen e të dyshuarve

Sonte pas orës 20:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Çetta” në Gjakovë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të personave të dyshuar.

“Rreth orës 20:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Çetta”. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit. Aktualisht jemi të angazhuar në kërkim të të dyshuarve dhe zbardhjes së rrethanave të rastit”, tha Elezaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button