Kaloni te përmbajtja kryesore

Meksika shkëput marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin pas arrestimit të Jorge Glas

Meksika po ndërpret lidhjet me Ekuadorin pasi policia sulmoi ambasadën meksikane në Quito për të arrestuar ish-zëvendëspresidentin ekuadorian Jorge Glas.

Presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador tha se ata kishin “hyrë me forcë” në ambasadë në një “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”.

Glas u strehua në ambasadë dhjetorin e kaluar pasi Ekuadori lëshoi një urdhër arresti kundër tij për korrupsion të dyshuar. Avokati i Glas tha se ai ishte i pafajshëm.

Glas shërbeu si zëvendëspresident i Ekuadorit midis 2013 dhe 2017. Ai u lirua nga detyrat e tij për shkak të rritjes së akuzave për korrupsion kundër tij.

Më vonë atë vit ai u dënua me gjashtë vjet burg në lidhje me korrupsionin në gjigantin brazilian të ndërtimit Odebrecht. Prokurorët thanë se ai mori 13.5 milionë dollarë ryshfet.

Ai u lirua nga burgu në muajin nëntor, por autoritetet ekuadoriane lëshuan më pas një urdhër-arresti duke pretenduar akuza të mëtejshme për korrupsion, duke bërë që Glas të kërkonte strehim në ambasadën meksikane.

Të premten, Meksika tha se i kishte dhënë Glas azil politik “pas një analize të plotë” të situatës – një veprim që Ekuador e konsideroi si të paligjshëm

“Ekuadori është një komb sovran dhe ne nuk do të lejojmë asnjë kriminel të qëndrojë i lirë”, tha Presidenca e Ekuadorit në një deklaratë.

Ai tha se Glas, i cili ishte “dënuar me burgim nga sistemi i drejtësisë ekuadoriane”, ishte arrestuar dhe “vendosur nën urdhrat e autoriteteve kompetente”.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë policinë duke ngjitur një mur dhe gardh metalik në hyrjen e mbyllur të ambasadës.

Presidenti i Meksikës, Obrador, në një postim në X, tha se kishte urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të marrëdhënieve diplomatike.

“Policia nga Ekuadori hyri me forcë në ambasadën tonë dhe ndaloi ish-zëvendëspresidentin e atij vendi, i cili ishte refugjat dhe azil kërkues për shkak të persekutimit dhe ngacmimeve me të cilat përballet.

“Kjo është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe sovranitetit të Meksikës.”

Një numër diplomatësh u plagosën në incident, sipas Alicia Bárcena, sekretare e Meksikës për Marrëdhëniet me Jashtë.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur ditët e fundit. Të mërkurën, Obrador bëri komente, të konsideruara si “fatkeqe” nga Ekuadori, për dhunën gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar – të fituara nga presidenti ekuadorian Daniel Noboa.

Të nesërmen Ekuadori e shpalli ambasadoren meksikane një persona non-grata dhe tha se ajo duhet të largohej nga vendi

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button