Kaloni te përmbajtja kryesore

Kunati e largoi nga shtëpia, gruaja bashkë me fëmijët dërgohet në strehimore

Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici, se kunati i saj e ka dëbuar nga shtëpia.

Pas kësaj, ajo bashkë me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore.

Për ngjarjen e cila ndodhi të premten, është njoftuar prokurori dhe nuk raportohet për të arrestuar.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar, e ka larguar nga shtëpia. Viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore. Është njoftuar prokurori dhe nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button