Murati-Abdixhikut: Kjo çfarë po bën LDK-ja është vetë definicioni i propagandës

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se qeveria që drejton kryeministri Albin Kurti është duke bërë propagandë.
“Janë çu i madh e i vogël në LDK tash e disa ditë duke dredhë numra e grafikona, vetëm e vetëm që t’a bindin ndokë se rrenat e tyre janë të vërteta. Në fakt, kjo çfarë po bën LDK-ja është vetë definicioni i propagandës – që një rrenë duhet të përsëritet mjaftueshëm derisa të fillojë të bëhet e besueshme”, shkroi Murati.
Murati pati reagim edhe ndaj asaj që tha Abdixhiku për investimet kapitale që janë më të ultat gjatë qeverisjes Kurti në histori të Kosovës.
“Për investimet kapitale, të vërtetën e thotë raporti zyrtar financiar, i cili edhe auditohet – investimet kapitale buxhetore për vitin 2023 janë 561 milionë euro”, ka shkruar ndër tjera Murati./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?